Osmani takohet me Zelenskyn në Moldavi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.
Derisa është realizuar fotografia familjare e liderëve pjesëmarrës në këtë samit, presidentja Osmani ka shtrenguar duart dhe ka shkëmbyer biseda me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili po ashtu është duke marrë pjesë në këtë samit.
“Në kohërat kur është e rëndësishme se ku qëndroni, unë i shpreha solidaritetin tonë të plotë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.
At times when it matters where you stand, I expressed our full solidarity to President @ZelenskyyUa. No one understands Ukraine’s pain, struggle and resilience better than the people of Kosovo.
Nothing can stand in the way of a people’s will to be free. 🇽🇰🇺🇦 #SlavaUkraini pic.twitter.com/tEJ3Q5i57X
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 1, 2023