Osmani takohet me Zemajn, bisedojnë për situatën pandemike në vend

10 nëntor 2020 | 12:02

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar takim me ushtruesen e detyrës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se me Osmanin, kanë diskutuar për situatën e krijuar epidemiologjike në Kosovë, sfidat dhe përkushtimin institucional në luftën antikoronavirus.

“Në takim me znj. Vjosa Osmanin, u.d. e presidentes, ishte rast të diskutojmë për gjendjen e pandemisë në vendin tonë, sfidat dhe përkushtimin institucional për luftimin e virusit Covid-19. Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit”, ka thënë Zemaj.

Ndërsa Osmani ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjeneralmajor Michele Risi po kalon javën e fundit si komandant…