Osmani takohet me zëvendëspresidentin amerikan

11 shkurt 2025 | 11:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance.

Presidenca ka njoftuar se Osmani ka shprehur mirënjohjen për aleancën me ShBA-në.

“Në Paris, Presidentja Osmani takoi Zëvendës Presidentin amerikan J.D. Vance. Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NJOFIM PËR DISPONUESHMËRINË E DOKUMENTIT TË VENDIMIT PËR FUSHËVEPRIM PËR…