Osmani takohet për herë të parë me presidentin e Sirisë

11 prill 2025 | 14:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Turqi me homologun e saj nga Siria, Ahmed al Sharaa.

Osmani ka thënë se Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen dhe e sfidat e rindërtimit.

Në këtë kontekst, Osmani ka thënë Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.

“Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë. Sot, me presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të  parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona. Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar…