Osmani takohet sot me Lajçakun

17 shtator 2021 | 08:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes, në ora 10:00.

Për ta përcjell këtë takim, gazetarët janë të obliguar të dëshmojnë se janë vaksinuar, në të kundërtën nuk do të lejohen.

Lajçaku vizitën në Kosovë e ka filluar të mërkurën, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin, Glauk Konjufca, partitë politike dhe përfaqësuesit e bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11 marrëveshje janë nënshkruar nga qeveria e Kosovës dhe Maqedonisë…