Osmani takoi ambasadorin amerikan, tregon për çfarë biseduan

22 maj 2020 | 11:51

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takimin e rregullt javor me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryetarja e Kuvendit ka shkruar në “Twitter” se në takim me ambasadorin kanë diskutuar për menaxhimin e pandemisë, për zhvillimet politike dhe për çështje kanë të bëjnë me rendin dhe ligjin.

“E lumtur që u kthyem në takimin tonë javor (me distancë sociale) me ambasadorin amerikan në Kosovë pas zhvillimit të takimeve online në javët e kaluara. Ne diskutuam për ndodhitë e fundit, për menaxhimin e Covid-19, për zhvillimet politike dhe për çështje që kanë bëjnë me rendin dhe ligjin, por edhe për idetë se si mund t’i ndihmojmë të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja Tayna ka udhëtuar para disa jave në Zvicër dhe…