Osmani takoi presidentin e Kenias, ja për çfarë biseduan
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është duke qëndruar në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesore globale për ndryshime klimatike, ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës së Kenias, William Ruto.
Në takim është diskutuar për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre.
Presidentja Osmani, ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të mirë të qytetarëve tanë dhe do ta nxisë shkëmbimin ekonomik e tregtar në mes të vendeve tona.
Ajo e ka njoftuar presidentin e Kenias për sfidat në të cilat ka kaluar Kosova si dhe për të arriturat e shtetit tonë.
Presidentja Osmani dhe presidenti Ruto rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për të punuar drejt thellimit raporteve në mes të Kosovës dhe Kenias.