Osmani takon Abbottin, bisedojnë për themelimit sa më të shpejtë të institucioneve
23 shkurt 2021
| 16:26
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abott.
Abbotti e ka uruar Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Në takim është diskutuar për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.
Palët kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.