Osmani takon ambasadorin Carpenter, bisedojnë për raportet Kosovë – ShBA
25 shtator 2024
| 16:36
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar drejtorin e Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, Michael Carpenter.
Ajo ka bërë me dije se diplomatin amerikan kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Osmani ka shkruar në “Facebook”, se në takim kanë diskutuar edhe tejkalimin me sukses të sfidave të përbashkëta.
“Mirënjohëse për takimin e radhës me Ambasadorin Michael Carpenter, drejtor i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, ku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-ShBA në tejkalimin me sukses të sfidave të përbashkëta”, ka shkruar presidentja Osmani.