Osmani takon Bregun: Bashkëpunimi regjional, i rëndësishëm

23 shtator 2020 | 13:15

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim regjional (RCC), Majlinda Bregu, me të cilën ka diskutuar për rëndësinë e heqjes së barrierave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor.

Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në projektet e përbashkëta.

Në këtë kontekst, Osmani ka shtruar nevojën e përfshirjes së parlamenteve të rajonit në agjendën e gjelbër si dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i Berlinit në funksion të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.

Në takim u tha se bashkëpunimi regjional përherë është i rëndësishëm për zbatimin e kornizës shumëvjeçare të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë ka filluar Java Evropiane e Sportit, e…