
Osmani takon de Riun, temë diskutimi konstituimi i institucioneve të reja
25 shkurt 2025
| 19:10
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.
Në takim thuhet të jetë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, çështjet e sigurisë, ecurinë e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve.
“Në mes tjerash u diskutuan çështje të bashkëpunimit bilateral me fokus te mundësitë konkrete për thellimin e këtij bashkëpunimi”, u tha në njoftimin e Presidencës.