Osmani takon disa nga delegatët e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut
02 korrik 2024
| 13:47
Me rastin e 34-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990, presidentja Vjosa Osmani, ka takuar një pjesë të delegatëve të asaj kohe.
Osmani ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së kamotshme për Kosovën shtet të pavarur.
“Sot, në këtë përvjetor, pata nderin t’i takoj një pjesë të delegatëve të asaj kohe, guximi dhe vendosmëria e të cilëve shënuan një akt historik, me të cilin u vendosën themelet për realitetin e sotëm- Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.