Osmani takon emisarin francez, diskutojnë për bashkëpunim Kosovë-Francë
Presidentja, Vjsoa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.
Siç njofton Presidenca, në takim është diskutuar për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës, zhvillimet e fundit si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.
“Gjatë takimit Presidentja Osmani përshëndeti hapjen e Institutit francez në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë vitale të këtij instituti në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve, përmes promovimit të vlerave të përbashkëta dhe thellimit të mirëkuptimit të ndërsjellë nëpërmjet gjuhës dhe kulturës. Më tej, u diskutua për zhvillimet në fushën e sigurisë, ku Presidentja shprehu përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Francën”, thuhet në njoftim.
“Presidentja Osmani dhe z. Troccaz biseduan edhe për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në institucionet euroatlantike, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Francës”.
Postimi i plotë: