Osmani takon guvernatorin e BQK-së

31 maj 2021 | 17:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet në sistemin financiar dhe progresin e arritur në këtë fushë.

Vëmendje në këtë takim i është kushtuar masave të ndërmarra në mbështetje të ekonomisë së vendit gjatë periudhës së pandemisë.

Në takim është theksuar edhe rëndësia e stabilitetit financiar për zhvillimin dhe stabilitetin e ekonomisë së vendit, duke vlerësuar lart masat mbështetëse gjatë periudhës së krizës pandemike.

Gjithashtu, në këtë takim është potencuar  rëndësia e ofrimit të shërbimeve cilësore me kushte të favorshme për qytetarët nga ana e sistemit financiar dhe njëherësh u ofrua përkrahje për institucionet e pavarura, që të veprojnë në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi dhe Kushtetutën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, i dërguari…