Osmani takon komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritir në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia dhe shefin EULEX-it, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano.
Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit lidhur me sigurinë në Kosovë dhe me theks të veçantë ne veri dhe në vijen kufitare me Serbinë.
Presidentja Osmani falënderoi komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it për bashkërendimin dhe bashkëpunimin e afërt me institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës.
Në këtë kontekst, ajo mirëpriti vendimin e NATO-s per te shtuar numrin e ushtareve në kuadër të KFOR-it si sinjal i qartë ndaj Serbisë që të heq dorë nga destabilizimi dhe rrezikimi i sigurisë në Kosovë.
Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj që sfidat aktuale të sigurisë t’i tejkalojë me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë.