Osmani takon kongresistin republikan, Mike Lawler
13 dhjetor 2024
| 11:24
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë me dije se pas një bisedë në New York disa muaj më parë, me kongresistin republikan Mike Lawler u takuan këtë herë në Washington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.
“E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.