Osmani takon kryediplomatin kolumbian: Si Kosova ashtu edhe Kolumbia e njohin dhimbjen e dhunës seksuale gjatë luftës
26 nëntor 2024
| 11:56
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.
Osmani ka shkruar në “Facebook” se si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anekënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës.
“Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”, ka shkruar Osmani.