Osmani takon kryeministren e Italisë
07 dhjetor 2022
| 19:08
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në Tiranë, ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Presidentja Osmani ka thënë se mbështetja dhe përkushtimi i parreshtur i Italisë për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE ka dëshmuar të jetë i çmueshëm.
Osmani dhe kryeministrja Meloni kanë diskutuar për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale në mes të dy vendeve, si dhe për gatishmërinë për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit.