Osmani takon kryeministren e Italisë

14 dhjetor 2023 | 09:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni me të cilën ka biseduar rreth bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat”.

“Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamur Maloku, poet, studiues Plagët e Kosovës, të popullit të…