
Osmani takon kryeministrin e ri të Holandës
19 korrik 2024
| 12:24
Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Britani të Madhe për Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof.
Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
“Diskutim përmbajtësor me Kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Holandës, si dhe për rëndësinë e avancimit të rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.