Osmani takon kryetarë dhe udhëheqës të disa qyteteve të Teksasit
10 maj 2024
| 22:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara ka zhvilluar takime me kryetarë e udhëheqës të qyteteve të Teksasit, ku në fokus të diskutimeve ishte roli i komunitetit shqiptar atje.
Osmani ka thënë se gjatë vizitës në Teksas është pritur në takime të ndara nga kryetarë dhe udhëheqës të disa prej qyteteve të Teksasit, të cilat po kontribuojnë në imazhin jashtëzakonisht pozitiv që e gëzon ky shtet sot.
“Në takime e diskutime të ndara me udhëheqës të: Dallasit, Lewisville, Fort Worth dhe Collin County në fokus ishte roli i jashtëzakonshëm i komunitetit shqiptar në këto qytete, si dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike në mes Kosovës dhe bizneseve që operojnë në këto vende”, ka shkruar Osmani në Facebook.