Osmani takon kryetarin e KQZ-së, diskutojnë për përgatitjen e zgjedhjeve në veri
31 janar 2024
| 14:47
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Në takim u diskutua lidhur me përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit, nëpërmjet mbledhjes së 20% të nënshkrimeve të trupit votues, ashtu siç parashihet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimin Administrativ të hartuar për këtë çështje.
Presidentja shprehu besimin e saj se KQZ-ja, si institucion përgjegjës për administrimin e votimit, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe brenda afateve që ky proces të realizohet duke respektuar këtë të drejtë të qytetarëve në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.