Osmani takon kryetarin e Parlamentit të Turqisë
01 mars 2022
| 13:14
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet shumëdimensionale, të cilat, sipas Osmanit, do të forcohen edhe më tej nga bashkëpunimi në shumë sfera, duke e llogaritur Turqinë partner strategjik në shumë procese.