Osmani takon ministrin e Mbrojtjes, flasin për sfidat e sigurisë
08 nëntor 2022
| 19:39
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, lidhur me zhvillimet e fundit në vend si dhe sfidat e sigurisë.
Presidentja Osmani dhe ministri Mehaj diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.