Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s, diskutojnë për paqen dhe sigurinë në Kosovë

05 dhjetor 2024 | 16:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ndihmëssekretarin e NATO-s, Tom Goffus.

Në selinë qendrore të Aleancës Veriatlantike, Osmani dhe Goffus diskutuan për paqen e sigurinë në Kosovë.

“Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Shefja e shtetit në Bruksel u takua edhe me presidentin e ri të Këshillit Europian, Antonio Costa, si dhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michel Barnier ka paraqitur dorëheqjen e tij si kryeministër i…