Osmani takon presidenten e Parlamentit Evropian: Mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer
17 qershor 2024
| 13:23
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Osmani ka thënë se Metsola është aleate e fortë e popullit të Kosovës
“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.