Osmani takon presidentin bullgar Radev: Biseduam për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE e NATO
20 korrik 2024
| 10:10
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në Mbretërinë e Bashkuar e ka takuar presidentin bullgar Rumen Radev. Ajo thotë se e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Osmani thotë me Radev kanë diksutuar për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Postimi i presidentes:
Gjatë takimit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e falënderova Presidentin bullgar Rumen Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.