Osmani takon presidentin e Kenias në Dubai: Diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe
03 dhjetor 2023
| 15:45
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesore globale për ndryshime klimatike, ka zhvilluar një takim me homologun e saj nga Kenia, William Ruto, me të cilin ka diskutuar për raportet bilaterale dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre.
Osmani ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të mirë të qytetarëve tanë dhe do ta nxisë shkëmbimin ekonomik e tregtar në mes të vendeve.
Ajo e njoftoi presidentin e Kenias për sfidat në të cilat ka kaluar Kosova si dhe për të arriturat e shtetit tonë.
Osmani dhe Ruto rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për të punuar drejt thellimit raporteve në mes të Kosovës dhe Kenias.