Osmani takon presidentin e Singaporit, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patën një diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Ajo e ka falënderuar presidentin e Singaporit për pritjen e ngrohtë.
Në kuadër të vizitës së saj, fjalimi i presidentes Vjosa Osmani në Bloomberg New Economy Forum në Singapor, një ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme botërore në fushën e ekonomisë.
Presidentja Osmani ka qenë pjesë edhe një takimi të përbashkët të bizneseve nga Kosova e Singapori, duke e vlerësuar këtë takim një hap premtues për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve.
“Ishte angazhim që e morëm bashkë me palën singaporiane në qershor të vitit 2022 dhe e realizuam këtë javë, bashkë me kompani të suksesshme kosovare e kompani nga Singapori”, ka theksuar Osmani, duke shtuar se Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja.