Osmani takon presidentin finlandez: Partneriteti në mes të dy shteteve, synim i përbashkët
18 korrik 2024
| 15:09
residentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë samitit në Komunitetin Politik Evropian ka takuar presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, të cilin ajo e ka cilësuar si mbështetës të kahmotshëm të Kosovës dhe të ardhmës euroatlantike të vendit tonë.
Presidentja Osmani ka shkruar në “Facebook”, se forcimi i partneritetit mes dy shteteve është synim i përbashkët i tyre.
“Forcimi i partneritetit Kosovë-Finlandë dhe rritja e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë mbetet angazhimi ynë i përbashkët”, ka shkruar Osmani.