Osmani takon presidentin malazez, bisedojnë për rëndësinë e mbrojtjes së paqes

15 qershor 2024 | 13:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjendet në Zvicër në kuadër të Samitit të Paqes për Ukrainën.

Atje, e para e vendit u takua me homologun e saj nga Mali i Zi, Jakov Milatoviq, me të cilin diskutuan për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes.

Kështu bëri të ditur Osmani përmes një postimi në Facebook.

“Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nuhi Bytyçi Si e realizova dhe arrita ta transmetoj…