Osmani takon Sarrazinin, bisedojnë për anëtarësim e Kosovës në KiE, NATO dhe BE
28 maj 2024
| 12:48
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.
Zyra e Presidentes ka njoftuar se Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë dhe ka theksuar edhe mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dala nga ky proces.
Osmani ka shtruar edhe nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.