Osmani takon Scholzin: Partneriteti në mes të Kosovës dhe Gjermanisë është i palëkundur
19 shtator 2023
| 12:25
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Takimi ndodhi në New York, në pritjen e organizuar nga Scholzi për nder të 50 vjetorin të anëtarësimit të Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Osmani u shpreh se partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë është i palëkundur.
“E urova kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë. Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje!”, ka thënë Osmani.