Osmani takon senatoren amerikane Shaheen, e falendëron për mbështetjen për Kosovën
13 korrik 2024
| 14:59
Pas Nancy Pelosit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar edhe senatoren amerikane, jeanne Shaheen, takim ky të cilin e ka cilësuar si të mrekullueshëm.
Presidentja ka falënderuar senatoren Shaheen për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës dhe për paqen e sigurinë në rajon.
“Faleminderit për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe mbështetjen e palëkundur për Republikën tonë dhe për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.