Osmani takon Stoltenbergun: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE  i kontribuon paqes në rajon

22 shtator 2022 | 10:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, gjatë vizitës në Nju Jork, kanë takuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.

Sipas presidentes Osmani qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik.

“Presidentja Osmani në takim me shefin e NATO-s, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe e cilësoi anëtarësimin në këtë organizatë, prioritet shtetëror të Kosovës, si një parakusht për sigurimin e paqes në rajon, ashtu edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka pësuar humbje nga Benfica me rezultat…