Osmani: Taksa dhe Thaçi duhet të hiqen njëkohësisht

12 mars 2020 | 00:36

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në seancën e Kuvendit, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti.

Osmani ka thënë se në qeverinë aktuale nuk ka antiamerikanizëm.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë votuar programin qeverisës, në të cilin bëhet e qartë se ndaj Serbisë do të vendoset reciprociteti.

“Mund të kemi nuanca, por në vend të deklaratave duhet të shohim mbi dokumentet që janë nënshkruar. Unë po e përmendi programin qeverisës, i cili është votuar unanimisht edhe nga Vetëvendosje edhe nga LDK. Tek dialogu në Kuvend, që është votuar nga të gjithë ministrat, thotë se dialogu me Serbinë, do të vazhdohet, do të hiqet taksa dhe do të vendoset reciprociteti. është thënë qartë që ky dialog do të udhëhiqet nga kryeministri Kurti. Zonja dhe zotërinj, historia edhe e re edhe e vjetër, e dëshmon një gjë qartë. Kosova kurrë nuk ka pasur sukses, pa e pasur Amerikën në krah”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se taska ndaj mallrave serbe dhe presidenti Hashim Thaçi duhet të hiqen njëkohësisht.

“Tarifa duhet të hiqet në të njëjtën kohë me presidentin Hashim Thaçi. Sepse kështu mbrohet edhe interesi i vendit e edhe marrëdhëniet me miqtë tanë. Tarifa duhet të hiqet që kjo qeveri të vazhdojë t’ia prishë strofullën krimit, t’ua prish planet atyre që tërë karrierën e tyre politike menduan vetëm për ta shpëtuar lëkurën e tyre”, ka deklaruar Osmani gjatë fjalimit të saj në mbyllje të seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Ramiz Kelmendi, ka apeluar për…