Osmani: Taksën nuk e heqim
Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka thënë tarifa do të jetë pjesë e masave në pako që qeveria e saj do të aplikojë ndaj Serbisë.
Osmani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini duke folur për taksën ka thënë se ende pa filluar zgjedhjet ajo bashkë me deputetin Korab Sejdiu kanë propozuar vendosjen e reciprocitetit të plotë me Serbinë që do të ishte i pranueshme edhe për faktorin ndërkombëtarë, përcjell Telegrafi.
“Një javë para tarifës ne kemi kërkuar në Kuvend vendosjen e reciprocitetit të plotë, masë kjo në përputhje të plotë me sanksionet ndërkombëtare por më pas u vendos tarifa për qëndrime populiste”.
Ajo thotë se Haradinaj taksën e vendosi për të mbuluar gabimet e tij dhe që të fitojë votën.
“Ne nuk do ta heqim taksën por do ta bëjmë pjesë të masës së reciprocitetit. Pra taksa do të jetë pjesë e masave të tjera që do t’i marrim ndaj Serbisë dhe do të kërkojmë që Serbia të kthehet në tavolinë për të biseduar për këto tema. Do të diskutojmë qeshjet tregtare, lëvizjen e lirë, njohjen e dokumenteve sepse Serbia nuk njeh vulat tona doganore, as certifikatat mjekësore e as ato të sigurisë veç pse kanë vulën e Kosovës”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani.