Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari

28 nëntor 2024 | 10:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar mbarë shqiptarët për ditën e 28 Nëntorit e cila shënon tri festa për ta.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se më 28 nëntor nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

“28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë. 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të 28 Nëntorit, sot në Zveçan – pjesa…