Osmani: Të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë

09 shkurt 2025 | 23:45

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar qytetarët që, edhe në këtë proces zgjedhor, treguan kulturë të lartë demokratike.

Ajo ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së diel.

Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë.

Presidentja në deklaratën e saj për medie, ka theksuar se do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e vona të së dielës, kandidati për kryeministër…