Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, bisedë të cilën e ka vlerësuar si “produktive”.
Temë diskutimi me O’Brien, siç thotë Vjosa Osmani, ishte “anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë e të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”.
“Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksova rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në CoE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani në Twitter.