Osmani thërret në takim liderët politikë, pas sulmit terrorist në veri

27 shtator 2023 | 10:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur sot në nëj takim liderët partiakë për të diskutuar për situatën e sigurisë dhe atë politike në vend pas zhvillime të së dielës, ku një grup terrorist me në krye nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku.

Demokracia.com nga burime brenda LDK-së ka mësuar se Osmani për të gjetur një rrugëdalje nga kriza e krijuar së fundmi u ka dërguar ftesa krerëve të opozitës.

Ende nuk dihet nëse opozita do të shkojë takimin e thirrur nga Presidenca apo nëse takimi do të jetë i përbashkët me të gjithë krerët e partive politike parlamentare.

Kujtojmë se të të dielën, Kosova u zgjua me lajmin për një sulm terrorist në veri të saj.

Policia e Kosovës, ka arritur që të ekzekutojë katër nga terroristët që kryen sulmin.

Po ashtu, u konfiskua një arsenal i tërë armësh, që nxori në pah se po përgatitej një sulm edhe më i madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim u shfaq me një look shumë ndryshe në kopertinën…