Osmani thotë e pas 24 shtatorit, dialogu me Serbinë duhet të rimendohet

17 tetor 2023 | 11:47

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se procesi i dialogut duhet të rimendohet.

Këto komente ajo i ka bërë në një konferencë për medie.

Osmani ka theksuar se për agresionin e 24 shtatorit nuk ka dyshim se prapa saj qëndron Serbia.

“Tashmë janë bërë më shumë se 12 vjet në dialog dhe është koha për reflektim dhe qasja e marrë për këto 12 vite e ka inkurajuar Vuçiqin, që të kryejë dhunë dhe agresion”.

“Janë katër elemente që e çojnë përgjegjësinë apo linjën komanduese deri tek presidenti Vuçiq. E para ka të bëjë me financimin, ka dëshmi të evidentuara edhe muaj më parë. E dyta ka të bëjë me armët, të cilat janë prodhuar në industrinë ushtarake të Serbisë, dhe janë dhënë nga shteti serb për terroriste. E treta ka të bëjë me trajnimet që as shteti serb nuk i mohon se ji ka kryer për këto grupe terroriste dhe e katërta ka të bëjë me lidhjet politike me terroristët serbe”, ka thënë Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E pabesueshme, por e vërtet. Më shumë se 160 nxënës…