Osmani thotë se do ta dërgojnë PDK-në në opozitë

29 shtator 2019 | 16:01

Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se do ta dërgojnë në opozitë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ajo gjatë një tubimi me simpatizantët e këtij subjekti politik në Vushtrri, u premtuar atyre se si kryeministre do t’i mbrojë kufijtë aktual të shtetit dhe interesat e secilit qytetar.

“Vushtrria është qyteti i dytë pas Mitrovicës, e cila çdo herë më ka thënë mbështetje të madhe. E gjithë Kosova iu njeh si Vushtrria e Hasan Prishtinës dhe Ahmet Krasniqit. Kolonel Krasniqi vërtetë i takoj popullit”.

“Ajo që duhet ta dëgjojë e gjithë Kosova e sidomos ata që po tentojnë t’ia keqpërdorin emrin, është që ai ka qenë komandant i FARK-ut – komandant i atyre forcave të cilët kundërshtarët tanë politikë kurrë nuk deshën ta votojnë në Kuvend”.

“LDK po e dëshmon që ashtu siç i ndërtoi themelet e këtij shteti, ashtu do ta mbrojë edhe këtë shtet në kufijtë aktual dhe do ta mbrojë interesin e secilit qytetar”.

“Jam e sigurt se më 6 tetor, qytetarët do ta vulosin fatin e vendit duke e dërguar në një opozitë shumë të gjatë partinë që e krijoi modelin e zhvatjes. Partinë që jetëgjatësinë e sheh vetëm duke i mbajtur duart në gjepat e qytetarëve, pra PDK-në do ta dërgojmë në opozitë të gjatë njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ismet Munishit, Ballkani ka arritur të rrëmbejë tri…