Osmani thotë se duhet të ketë angazhim më aktiv të BE-së për liberalizimin e vizave
Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit në Prishtinë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ka përmendur përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.
Sipas saj, përkushtimi i Kosovës për t’iu bashkuar BE-së është i palëkundur.
Osmani ka thënë se një Evropë e bashkuar është e paplotë pa Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor brenda saj.
“Dua ta falënderoj BE-në për investimet në shumë fusha por edhe në jetën e përditshme. Ka ardhur koha që t’i ngrisim marrëdhëniet tona në një nivel më të lartë. Sot jemi përballë një situate të re në Evropë, ne kemi nevojë për angazhim të mëtejshëm për të arritur objektivin për Evropë të bashkuar. Pavarësisht përkushtimit tonë, mospërmbushja e premtimeve në raport me rajonin tonë e teston besueshmërinë në BE-në, duke lënë hapësirë për ndikim të jashtëm”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave është stërvonuar.
“Kemi nevojë për liberalizim, duhet të ketë angazhim më aktiv. Është po ashtu e rëndësishme të sigurohemi që marrëdhëniet tona me BE-në të forcohen”, ka thënë Osmani.