Osmani thotë se e ka lexuar draftin e Asociacionit: Vlerësimet do t’i jap me shkrim kur të ketë nënshkrim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se e ka lexuar draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka dhënë detaje nëse i njëjti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ajo ka thënë se vlerësimin për këtë draft duhet ta bëjë Gjykata Kushtetuese. Në këtë kontekst, Osmani ka thënë se do t’i jap me shkrim në momentin që do të ketë nënshkrim.
“Siç e dini më 23 tetor është dorëzuar një plan i ri nga pesëshja evropiane dhe amerikane dhe unë nuk do të ngutesha nëse i njëjti është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese. Këtë duhet ta bëjë vetë institucioni më i lartë”.
“Në Takimin në Bruksel, Kosova ka treguar një progres për të nënshkruar marrëveshjen dhe aneksin e draftit të statutin. E kam lexuar dhe analizuar, mirëpo vlerësimet e mia do t’i jap me shkrim në momentin që do të kemi nënshkrim. I njëjti kur të shkojë Kushtetuese, sipas dispozitave ligjore do t’i dërgojë komentet si presidente”, ka thënë Osmani në konferencën e përbashkët për medie me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. /EO