Osmani thotë se forcimi i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, në të mirë të qytetarëve

06 korrik 2023 | 18:00

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar në “Facebook” për takimin që ka pasur sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama,

Ajo ka thënë se me kryeministrin Edi Rama diskutuam sot për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se para disa…