![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/osmani-5.jpg)
Osmani thotë se Kosova dhe Bosnje e Hercegovina duhet ta thellojnë bashkëpunimin
14 shkurt 2025
| 11:01
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Mynih anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić.
Ajo ka bërë me dije se kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim.