
Osmani thotë se shumë shpejtë do të takohen me drejtuesit e LV-së
24 janar 2020
| 15:12
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka bërë me dije se shumë shpejt do të takohen më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.
Në një intervistë për “Kosovapress”, Osmani e ka lënë të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diel të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, ka thënë Osmani.