
Osmani, trajner i Vllaznisë
02 tetor 2018
| 15:52
Skuadra e Ligës së Parë në futboll, Vllaznia e Pozharanit e ka emëruar trajner të ri Ali Osmanin. Ky i fundit ka qenë lojtar i KF Prishtina dhe trajner i këtij klubi, kurse nga sot do të drejtoj skuadrën e Vllaznisë.
Skuadra që vitin e kaluar bëri gara në Superligë, Vllaznia këtë edicion e ka nisur keq dhe pas gjashtë xhiros është në vendin e fundit me vetëm një pikë.
/Epoka e re/