Osmani transferohet te Flamurtari

08 shtator 2020 | 16:29

Përparim Osmani është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi i djathtë me shumë bagazh në Superligë, ka arritur marrëveshje me Flamurtarin e Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari për “Olle”.

Marrëveshja është një-vjeçare. Osmani së fundi ishte pjesë e Drenicës, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Prishtinën, Ferizajn, Feronikelin dhe Besën. Flamurtari garon në Ligën e Parë, me synime për t’u rikthyer sërish në Superligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja e arritur në Uashington, të cilën Kosova dhe Serbia…